Janë zyrtarizuar 14 kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, spikat emri i Tonin Vocajt
Pas shkarkimit të Ilir Prodës, janë zyrtarizuar 14 kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Mes tyre janë emra të lakuar së fundi në media, por edhe drejtues ndër vite të Policisë së Shtetit që kanë hyrë kot edhe pse nuk kanë asnjë mundësi të shkojnë si propozim i ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, te kryeministri Edi Rama, i cili do duhet të vendosë në fund mes tre emrave.
Por të bie në sy emri i Tonin Vocajt, një oficer me karrierë të spikatur dhe shumë profesionist. Ai ka punuar që prej vitit 1991 dhe njeh Policinë e Shtetit në pëllembë të dorës. Vocaj ka punuar në poste të rëndësishme në Policinë e Shtetit, në të gjitha pushtetet e këtyre 35 viteve dhe përherë ka zbatuar Ligjin. Tani synon ta mbyllë karrierën në Polici si drejtor i përgjithshëm, por fatin e tij si dhe të dy kandidatëve të tjerë që njihen se mund të plotësojnë kriterin dhe besimin për numrin një të Policisë së Shtetit, e ka vetëm një njeri, ai quhet Edi Rama.
Lista si më poshtë me kandidaturat:
Tonin Vocaj
Pellumb Seferi
Elidon Çela
Alfred Çepe
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Lorenc Panganika
Afrim Tafa
Neritan Nallbati
Idejet Faskaj
Gentian Berberi
Skënder Hitaj
Arjanit Arapi
Gentjan Shehaj
KOHA JONË SONDAZH

