Japonia propozon shtyrjen e Lojërave Olimpike për një vit/ Shkak virusi Covid-19

Kryeministri japonez Shinzo Abe vendosi të propozojë vonesë prej rreth një viti për Olimpiadën. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka vendosur të propozojë shtyrjen e Lojrave Olimpike, me një vit.

Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, (IOC) është përballur me mjaft presion për shtyrjen e Olimpiadës, për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi. Lojrat Olimpike, ishin planifikuar fillimisht të zhvilloheshin nga 24 korriku deri më 9 gusht. Në fund të javës së kaluar, IOC tha që po shqyrtonte opsione të ndryshme duke përfshirë një shtyrje ose modifikimin e Lojërave në mënyrë që ato të mund të zhvilloheshin siç ishte planifikuar në korrik, edhe pse ka pasur mjaft kundërshtime për zhvillimin e tyre, për shkak të koronavirusit, i cili ka infektuar më shumë se 381,000 njerëz në mbarë botën.

Australia dhe Kanadaja, njoftuan se nuk do të dërgonin sportistë në Tokio këtë vit, dhe së bashku me miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Polonisë, bën thirrje që Lojrat të shtyheshin deri në vitin 2021. Ndërkohë, atletët që nuk kanë qenë në gjendje të stërviten për shkak të ambienteve të mbyllura dhe hyrjes së kufizuar të trajnerëve duke shprehur kundërshtim ndaj zhvillimit të Lojrave.

Kostot financiare të shtyrjes së Lojërave Olimpike mund të jenë të mëdha, pasi vetëm kostoja e pritjes arrinte vlerën e 12,35 miliardë dollarë. Ndërkaq, disa ekspertë besojnë se vlera totale e kostos, pritet të arrijë në 25 miliardë dollarë.

SHKARKO APP