Japonia thyen rekord, mbi 100 mijë persona janë mbi 100 vjeç
Japonia ka regjistruar një rekord të ri të jetëgjatësisë, pasi numri i personave 100 vjeç e lart ka kaluar për herë të parë shifrën 100 mijë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.
Deri më 1 shtator 2026, në vend jetonin 107 677 persona mbi 100 vjeç, 7 914 më shumë se një vit më parë. Ky është viti i 56-të radhazi që numri i njëqindvjeçarëve rritet.
Gratë përbëjnë rreth 88% të totalit. Prefektura Shimane ka përqindjen më të lartë të njëqindvjeçarëve, duke mbajtur vendin e parë për të 14-in vit radhazi.
Rekordi vjen në një kohë kur Japonia po përballet me plakjen e shpejtë të popullsisë dhe tkurrjen e saj, duke krijuar sfida për tregun e punës, pensionet dhe sistemin shëndetësor.
KOHA JONË SONDAZH

