#Je suis Jurnalism, 65 gazetarë të vrarë gjatë 2015
Shoqata, "Reporterët pa Kufij e për lirinë e informacionit", ka publikuar barometrin e vrasjeve, burgosjeve të gazetarëve për vitin 2015
#Je suis Jurnalism, 65 gazetarë të vrarë gjatë 2015
Përgatiti: Redjon Shtylla
Gazetarja Christiane Amanpour me origjinë Britaniko-Iraniane si një eksperte e gazetarisë, e përkufizon në këtë formë rolin që media ka: "Unë besoj se gazetaria e mirë, televizioni i mirë, mund të bëjnë botën tonë një vend më të mirë". Që në kohërat e lashta dhënia e një informacioni ka qenë me rëndësi të madhe, kjo për vetë faktin se izolimi i tejskajshëm, jo vetëm që e kufizonte marrjen e informacionit por dhe e largonte atë për shkak të largësive të territorit. Marrja e një informacion sot është një fakt më se normal, por në librat dhe në historinë e shtypit nuk është parë në këtë këndvështrim. Nëse do të bëjmë një analizë të vogël sempliste do të konstatojmë se gazetaria zë një hapësirë të rëndësishme në shoqëri. Ajo njihet për kontribut të madh në edukimin e audiencës si dhe pa anashkaluar motivin e saj, shpërndarjen e lajmit.
Në vitet e fundit nuk ka ndryshuar vetëm metodologjia e dhënies dhe marrjes të lajmit por vetë lajmi ka marrë nuanca plotësuese. Teknologjia është njëra nga veçoritë që lajmin e ka bërë pa dimension dhe pa shtrirje territori. Ndërgjegjësimi me lajtmotivin e tij është vetë gazetaria. Është natyra e tillë që ende nuk po gjen shteg vlerësimi dhe perceptimi në publik sepse sipas mendimtarëve hyjnorja në dhënien e lajmit nuk qëndron te përçimi në mënyrë klishe se çfarë ka ndodhur por dhënia e një analize të mirëfilltë në mënyrë adekuate, me arsyetimet pse dhe si.
Bota ka parë dhe ka dëgjuar shumë, shumë është përfolur dhe shumë është abuzuar me statusin dhe me vlerësimin e gazetarisë. Luftërat në Siri, Iran, kriza e refugjatëve kanë nxjerrë në pah se me të vërtetë gazetaria investigative është një kërcënim për ata abuzues që nuk po marrin ndëshkim ligjor. Në këto shteteve liria e gazetarit është shumë e kushtueshme, aq sa në marrjen e jetës dhe në burgosjen. Kina dhe Siria janë vendet me potencial më të madh për izolimin e gazetarisë.
Vitet e fundit nuk ka më vetëm gazetari si profesionist që informon por dhe publiku i ashtuquajtur qytetari gazetar po njeh një kontribut të madh në prekjen që ai vetë i jep lajmit. Falë rrjeteve sociale, gazetarët e kanë më të vetë që të nuhasin lajmin si të jetë qytetari ai i cili e jep informacionin e parë. Në bazë të barometrit të shoqatës dhe kjo formë e gazetarisë, është e cungueshme dhe përbën rrezik.
Raporti për 2015
Sipas një baromenti të shoqatës, "Reporterët pa Kufij-për lirinë e informacionit" për vitin 2015 është shuar zëri i 65 gazetarëve, reporterëve. Zonat më të rrezikshme dhe më problematike të cilat nga të cilat kanë ardhur dhe viktimat janë; Siria, Franca, Irani, Yemeni, South Sudan dhe shtete të tjera ku numri është pak më i ulët se këto vende. Në raportin vjetor rezultojnë se janë 6-të asistentë të medias të cilët janë vrarë. Një formë tjetër e gazetarisë është edhe ajo e ashtuquajtur gazetaria qytetare, në të cilën janë vrarë 18-të persona. Një shifër e cila lidhet dhe me pengmarrjen në zonat e lindjes së mesme, janë 153 persona të burgosur, që ende fati i tyre nuk është bërë i ditur. Vendi ose shteti i cili ka më shumë të burgosur është Kina me 23 të burgosur, e cila njihet për ligjet rreptësisht të forta. Më pas vijon Egjipti, Irani, Turqia, Siria dhe Eritrea e cila gjendet në Afrikë. Këto janë shtet ku të burgosur në numër janë në lart se në zona apo shtete të tjera. Në raportin gjithashtu janë dhe 14-të asistentë të medias të burgosur. Si në rastet e para janë kryesisht vende të pa zhvillua nga ana sociale si Siria, Afrika, të cilat e kufizojnë rolin e gazetarit dhe pengojnë në produktivitetin e tij. Në fund të raportit janë dhe 162 qytetarë gazetarë të cilët janë të burgosur dhe siç mund të imagjinohet në Kinë është numri më i lartë i të burgosurve.
Detaje
65 gazetarë të vrarë
Në 2015 janë 65-së gazetarë të cilat janë vrarë si pasojë e punës së tyre, por jo për shkak të abuzimeve. Aktiviteti i tyre ka qenë një pikë e dobët e punës së tyre. Vendet ku ka më shumë të vrarë janë: Siria, Irani, Franca, India dhe si Sudani
6 asistentë të medias të vrarë
Në krahasim me një vit më parë, shifrat janë në ulje për sa i përket numrit të viktimave të cilët punojnë si asistentë në media. Bangladeshi, Pakistani, Yemen në Arabi si dhe në Honduras të Amerikës.
18 qytetarë gazetarë të vrarë
Është një trend në rritje të qytetarëve që raportojnë vetë lajmet si në rrjete sociale, shpesh janë parë si një kërcënim nga vende si; Siria, Turqia, Irani, Pakistani, Brazili. Në krahasim me një vit më pare, numri i viktimave është në ulje.
153 gazetarë të burgosur
Këtë vit është parë më shumë ky fenomen pasi që në barometrin e vitit të kaluar nuk ka pasur shifra për sa i përket kësaj kategorie. Vendet si Lindja e Mesme por dhe ato Aziatike janë vendet ku ka më shumë gazetarë të burgosur.
14 asistentë të medias të burgosur
Nuk dihet ende se si janë burgosur apo se ku janë burgosur këtë asistentë të medias.
Indeksi i lirisë së shtypit, rasti i Shqipërisë
Këtë vit media Shqiptare është pozicionuar në vendin e 82 për sa i përket lirisë së ajo ka. Kjo një renditje për 180 vende, ku media jonë siç u theksua dhe më lart është në vendin e 82. Në krahasim me një vit më parë, kemi një rritje për lirinë e medias me tre vende.