
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Vendore të Tiranës, Elton Alushi.
Kërkesa është dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një përgjigje zyrtare për drejtuesin që do të komandohet në krye të policisë së Tiranës.
Mësohet se Oliger Torba është komanduar drejtor i ri i Policisë së Tiranës.
