FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Jo zëvendësime”, Sali Berisha kërkon Ramën në çdo interpelancë

PD nuk pranon që interpelancat me Kryeministrit të zhvillohen nga ndonjë ministër i deleguar prej tij. Sali Berisha gjatë një mbledhje me deputetët, vendosi këtë kusht për miratimin e rregullores së re të Kuvendit e cila prej ditësh po negociohet mes palëve për të shkuar drejt një drafti të përbashkët.

“Në qoftë se neni 80 i Kushtetutës përcakton se kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të paraqiten në interpelancë kur kërkohet nga deputetët, asnjë deputet nuk do të pranojë delegimin e interpelancës nga kryeministri”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha përgëzoi punën e bërë deri më tani nga komisioni i posaçëm dhe premtoi se shumë shpejt do të publikojnë hartën se si partia Demokratike e do ndarjen territoriale të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi të vendosur të paraqesim, në përputhje me interesat e tyre, hartën më të mirë, ndarjen territoriale më në interes të qytetarëve. Dhe këtë na e bën të mundur plotësisht ekspertiza e jashtëzakonshme që ka Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës, praktika shumë e pasur e vendeve evropiane, të cilat kanë komuna nga 80 banorë në 1 milion banorë”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?