FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Joao Felix merr hak ndaj Atleticos

Barcelonës i mjafton Joao Felix për të marrë 3 pikë ndaj Atletico Madrid. Një ndeshje e bukur dhe me shumë emocione, por në fund vendos vetëm një gol i portugezit.

Shkëndijat e para të rrezikshme i lëshoi Robert Lewandowski, por polaku nuk kishte saktësi. Rezultati u zhbllokua në minutën e 28, kur Joao Felix, i cili është në huazim te klubi katalanas nga ai madrilen, ndëshkoi skuadrën e tij, Atletico Madrid dhe kaloi ekipin në avantazh.

Edhe pas kësaj, katalanasit provuan disa herë për të shënuar dhe më shumë, por rezultati mbeti po i njëjtë. Pas javës së 15, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 34 pikë, katër më pak se Real Madrid dhe Girona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?