Jonida Maliqi imiton Beyonce?
Jonida Maliqi gjithmonë është vlerësuar për sharmin që ekarakterizon, e në daljen e radhës duket sikur ajo ka gjetur veten në një stil të Beyonces. Dhe në fotot në fjalë duket se këngëtarja nuk i ka shpëtuar sindromës së kopjes, që karakterizon shumë prej artistëve shqiptarë.
E pranishme në një event të ditëve të fundit në kryeqytet,Jonida Maliqi është shfaqur mjaftelegante, e veshur me fustan të bardhë, thuajse identik me atë që një vit më parë ka pasur këngëtarja amerikane në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy Awards.