Jorida Tabaku: 550 mln euro suficit nga xhepat e shqiptarëve, 20 kompani marrin 58% të tenderëve

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se 550 milionë euro shtesë të krijuara në buxhetin e shtetit gjatë katër muajve të parë të vitit, por ato po mbeten të pashpenzuara dhe nuk po kthehen në investime për ekonominë apo familjet shqiptare. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaron se qytetarët po paguajnë më shumë nga rritja e çmimeve, taksa e ndërtimit dhe taksa e punës, ndërsa fondet publike po përqendrohen tek një grup i vogël biznesesh. Sipas saj, janë 20 kompani marrin 58% të tenderave, ndërsa mungon gara në ekonomi, koncesione dhe prokurime publike.

Fjala e plotë

Shqipëria nuk ka problem mungesën e parave. Problemi është mënyra se si menaxhohen dhe administrohen këto para. Gjatë katër muajve të parë të vitit janë 550 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit, por të pashpenzuara. Pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur nga rritja e çmimeve, nga taksa e ndërtimit dhe njëkohësisht nga taksa e punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse po, me të vërtetë qytetarët po paguajnë më shumë dhe po dalin më shumë para nga xhepat e tyre. Por a shkojnë këto para në ekonomi?A shkojnë në bujqësi?Në arsim?Në shëndetësi?Në industri? Përgjigjja sigurisht që është jo. 20 kompani kanë 58% të tenderave. Nuk ka garë në ekonomi, nuk ka garë në koncesione, në prokurime publike dhe as në ndarjen e pronës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka garë sot, sepse këto 20 kompani që marrin 58% të tenderave janë në fakt pakica që po merr shumicën e fondeve të qytetarëve. Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë. Sistemi i pakicës që fatkeqësisht ka uzurpuar dhe ka zënë çdo sektor të ekonomisë. Një sistem që nuk prodhon. Një sistem që nuk i kthen paratë pas në ekonomi. Një sistem që nuk rrit familjen dhe as ekonominë, por rrit vetëm fitimet e këtyre bizneseve dhe kompanive që sot punojnë për llogari të tyre.

Ky sistem i kapur është përgjigjja edhe për ekonominë, edhe për frenimin e emigracionit, edhe për t’i dhënë gjallëri sektorëve që sot nuk po zhvillohen. Por për të ndryshuar këtë sistem duhet të ndryshojë qeverisja. Duhet të ndryshojë filozofia që fatkeqësisht e ka trajtuar buxhetin si plaçk

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?