Jorida Tabaku: Integrimi në BE është i vetmi mekanizëm për të frenuar arrogancën e mazhorancës

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se procesi i integrimit europian mbetet mekanizmi për të ushtruar presion ndaj mazhorancës dhe për të frenuar përqendrimin e pushtetit. Sipas saj me avancimin e negociatave Shqipëria do të jetë nën një monitorim më të fortë nga institucionet europiane dhe nuk do të mund të miratojë ligje që bien ndesh me standardet e BE-së.

”Ligji i investimeve strategjike, ligji i shoqërive aksionare apo ai për zonat e mbrojtura nuk janë as në frymë dhe as në gërmë të legjislacionit të Bashkimit Europian. Tani çdo gjë do të ketë një analizë tjetër”, u shpreh në ”A2cnn”.

Deputetja demokrate theksoi se procesi i integrimit është rruga e vetme për të ulur arrogancën e qeverisë dhe për të garantuar më shumë kontroll institucional. ”Shoh procesin e integrimit si të vetmin presion ku mund të ushtrojmë presion mbi mazhorancën dhe të ulim përqendrimin e pushtetit. Nuk ka mënyrë tjetër”, deklaroi Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo komentoi bashkëpunimin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për miratimin e rezolutës për integrimin dhe ndryshimet në rregullore, duke thënë se PD dha dakordësinë për shkak të rëndësisë së procesit të integrimit dhe miratimit të IBAR.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?