Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jorida Tabaku për Reformën Territoriale: PS po vendos interesin politik mbi qytetarët, do të dështojë sërish

Lajme E premte, 31 Korrik 2026 13:15
Jorida Tabaku për Reformën Territoriale: PS po vendos interesin politik mbi qytetarët, do të dështojë sërish
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi sot planin e socialistëve për ndarjen e re territoriale, duke argumentuar se shkrirja e 15 bashkive nuk bazohet në analiza apo kërkesa të qytetarëve, por në llogari politike.

Reagimi i plotë i Tabakut: 

“Rrugës për në Kavajë, dy fjalë për reformën territoriale. Reforma territoriale duhej të ishte një reformë në shërbim të qytetarëve, të funksioneve dhe përgjegjësive të bashkive, si edhe një reformë që do të përmirësonte demokracinë lokale dhe përfaqësimin. Por ajo përfundoi si një reformë në funksion të pushtetit, pa pasur në qendër qytetarin dhe pa pasur në qendër shërbimet.

Me përgjegjësinë maksimale, si anëtare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrative dhe Territoriale, mora pjesë në këtë proces për të korrigjuar gabimet e dhjetë viteve më parë dhe për të mos përsëritur mungesën e pjesëmarrjes që karakterizoi reformën e parë.

Në të gjitha dëgjesat që kemi zhvilluar, në asnjë rast nuk kam dëgjuar një qytetar apo një përfaqësues vendor të kërkojë uljen e numrit të bashkive. Megjithatë, ky është propozimi i Partisë Socialiste.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vend që të analizohen gabimet dhe problemet e reformës së vitit 2015, propozohet një reformë e hartuar me të njëjtën metodë, me të njëjtën filozofi dhe vetëm në funksion të interesit politik.

Propozimi për të reduktuar numrin e bashkive është një lojë numrash. Ndërkohë që duhej të kishim ndërtuar një reformë që niset nga funksionet dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor, nga bashkitë që janë të afta të ofrojnë më shumë shërbime, të menaxhojnë më mirë territorin dhe të kenë qëndrueshmëri financiare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk është produkti final ai që ka rëndësi. Rëndësi ka procesi. Rëndësi ka që kjo reformë të ndërtohet për qytetarët. Reforma e vitit 2015, e cila ishte një reformë e debatueshme dhe me karakter të fortë elektoral, tregoi se sot bashkitë janë më të dobëta, kanë më pak kapacitete, e kanë më të vështirë të administrojnë territorin dhe nuk ofrojnë shërbimet që qytetarët presin.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 7 orësh
Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Para 7 orësh
Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Para 9 orësh

Mjafton të marrim shembullin e Kasharit, Farkës apo Dajtit. Zona të tëra të Tiranës nuk ndihen të përfaqësuara dhe nuk marrin shërbimet që meritojnë. Nëse vazhdojmë të propozojmë reforma pa kritere, pa metodologji dhe pa një vlerësim të plotë të asaj që ka ndodhur, edhe kjo reformë do të dështojë, ashtu siç dështoi e para.

Sot Shqipëria ka nevojë për një reformë të plotë të decentralizimit. Ka nevojë për delegim real të funksioneve te bashkitë, për qëndrueshmëri financiare të pushtetit vendor dhe mbi të gjitha për një politikë që vendos qytetarin në qendër”.

Etiketat e lidhura

jorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 43 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 44 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.