Jorida Tabaku: Qeveria më në fund pranoi rritjen e çmimeve të produkteve bazë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë për rritjen e pagave, duke e quajtur një tjetër manovër propagandistike që nuk përputhet me realitetin ekonomik të familjeve shqiptare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se vetë qeveria ka pranuar më në fund rritjen dramatike të çmimeve të produkteve bazë, nga 30% deri në 60%, që janë bërë barrë e rëndë për qytetarët.

“Qeveria pranoi rritjen e çmimeve, por ofron vetëm çikërrima si rritje pagash dhe pensionesh. Këto nuk kanë asnjë lidhje me realitetin që përjetojnë familjet shqiptare. Nuk mundet që çikërrimat e fundit të vitit të quhen mbështetje. Nuk mundet që një familje që shpenzon 40% të buxhetit vetëm për ushqime të trajtohet si histori suksesi nga propaganda qeveritare”, deklaron ndër të tjera Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?