Jorida Tabaku: Të ndryshohet mentaliteti në PD, të rinjtë të mos kenë frikë
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për strukturën partiake të PD-së dhe rivitalizimin e saj, duke thënë se duhen emra të rinj. Ajo nënvizoi rëndësinë e mendimit ndryshe brenda opozitës, por njëkohësisht theksoi rëndësinë e bashkimit të fraksioneve demokrate. ”Partia Demokratike ka struktura pafund. Unë s’po them që t’i heqim të gjithë e t’i zëvendësojmë të gjithë me të rinj, por duhet të ketë një hapësirë edhe për mendimin ndryshe për atë që vjen jashtë”, tha ajo në ”A2cnn”.
Ajo kritikoi politikën shqiptare duke kërkuar jo më ndërrimin e emrave në strukturat partiake dhe qeverisëse, por ndryshimin e mentalitetit. Ajo vuri theksin tek “karta morale sipërore”, si shumë të rëndësishme për një ofertë më të mirë politike.
”Ne ta harrojmë që ky sistem ndërrohet thjesht me ndërrime emrash. Ky sistem ndërrohet me një mentalitet komplet tjetër, me një ofertë politike, ekonomike komplet tjetër dhe me kartën morale sipërore, me një ofertë politike që është komplet ndryshe nga ajo që na ofron qeverisja. Janë ndryshuar kush e di se sa ministra financash. A ka ndryshuar politika e taksave? A paguan ti më pak taksa sot se ke një ministër tjetër financash? Nuk është çështje emrash kjo”.
KOHA JONË SONDAZH

