Jozefina Topalli flet për herë të parë pas 8 vitesh në Kuvend: Presidenti dekretoi një lodër teknologjike

Jozefina Topalli rikthehet pas 8 vitesh në Kuvend, ku gjatë fjalës së saj, ajo kritikoi seancën e kaluar si dhe faktin që një ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale do të jetë pjesë e kësaj qeverie.

Topalli tha se nuk mund të vijë në Kuvend, me dekret presidenti një lodër teknologjike, që asaj iu duk si meme.

“Zoti Peleshi, neni i parë i Kushtetuës thotë se Shqipëria është Republikë Parlamentare. Të gjithë deputetët janë betuar mbi këtë Kushtetutë. Pasi janë betuar mbi këtë Kushtetutë, kanë nisur shkeljen brutale të saj. Futja në rend dite të një dekreti antikushtetues, që ngjante si meme, unë ashtu mendova, është gjeja më e pabesueshme. Pyesni Gramoz Ruçin. A ka ndodhur ndonjëherë që të përfshihet në rendin e ditës, në dekretin e presidentit një lodër teknologjike? A ka ndodhur në 3 dekada që dita e parë të nisë me ndryshmin e rregullores dhe pa konsensus, në fyerje të Kushtetutës. Ku shkoi zoti Peleshi? Pyeteni zotin Gramoz Ruçi”, tha Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?