Julian Deda: Çmimi i “Vrimës” Rita Petros, për të hequr vëmendjen nga skandalet

 

Artisti Julian Deda, ka reaguar pas dhënies së çmimit “Lumo Skendo”, për poezinë “Vrima” të Rita Petros, ku ai shprehet i habitur me reagimet që janë bërë.

Sipas tij, ky çmim i është dhënë kësaj poezie me qëllim që të hiqet vëmendja e opinionit publik nga ndonjë skandal i madh lekësh.

“Mua nuk më çudit poezia ‘Vrima’, por më çudit fort reagimi politiko-social ndaj saj. Ndonjë psikolog/e mund të na thotë nëse kemi të bëjmë apo jo me mangësi të theksuara seksuale? E frikshme kjo situatë në 2015-ën. U lëshuan të gjithë mbas vrimës..!

P.S. Politikisht, mund të jetë taktika e radhës për të hequr vëmendjen nga ndonjë skandal i madh lekësh”,- shkruan Julian Deda në Facebook.

SHKARKO APP