Justin Timberlake anulon koncertet për këtë vit

Vetëm disa orë pasi shtyu koncertin e fundit, Justin Timbelake ka ardhur me njoftimin e radhës për fansat.

Në fakt, këngëtari ka anuluar të gjitha koncertet që nga muaji tetor dhe është dashur të performojë gjatë ditës së nesërme në Omaha.

Megjithatë, 37-vjeçari ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se nuk do të jetë para fansave deri në vitin e ardhshëm. Me një postim në Instagram këngëtari ka shkruar:

“Hej, jam i sigurt që ju keni dëgjuar se kam shtyrë disa turne për shkak të ftohjes së akordeve të vokalit”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.
“Akordet nuk janë në rregull, prandaj mjekët më kanë këshilluar që të pushoj dhe mos të merrem me aktivitete. Më vjen shumë keq, dua të kthehem në skenë dhe po bëj gjithçka që mundem për t’u kthyer shpejt. Faleminderit për mirëkuptimin”, tha Timberlake.

SHKARKO APP