Juventus paguan 70 mln euro për De Ligt
Interesi ishte i lartë se çfarë Ronaldo i tha talentit De Ligt pas finales së Ligës së Kombeve. Një ditë më pas, ylli i Ajax zbuloi se portugezi e kishte ftuar t’i bashkohej Juventusit. Deri në ato momente interesimi i italianëve nuk ishte konkret dhe e ardhmja e mbrojtësit të talentuar lidhej me skuadra si Barcelona apo Manchester United, por tashmë duket se situate ka ndryshuar. “De Telegraaf” ka zbuluar detaje nga oferta që kampionët e Italisë kërkojnë të bindin 19-vjeçarin dhe Ajax-in. Sipas medias holandeze, Juventusi ka gati 70 milionë euro dhe një pagë të majme për lojtari që me shumë mundësi tashmë do të tundohet nga oferta e bardhezinjve.