“Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara në protestë”. Rama: Të gjitha do dalin…
Kryeministri Edi Rama reagoi mbrêmjen e sotme pas deklaratës së një nga nismëtarët e protestës, Arben Kola i cili tha se ka grupe të infiltruara në tubimet që po mbahen prej 22 ditësh në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se të gjitha do të dalin
“Ouuu….. Po ky vetë? Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”- theksoi kryeministri Rama.
Në “Shënimet e Javës”, Rama theksoi se mbrojtja e natyrës, biodiversitetit dhe kërkimi i harmonisë mes zhvillimit dhe mjedisit mbeten kauza fisnike, por duhet të mbështeten te faktet dhe jo te narrativa që i shërbejnë interesave të tjera.
Sa i përket projektit në Zvërnec, Rama nënvizoi se Shqipëria nuk ka nevojë për “turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit”, por për gjykim të kthjellët dhe mbrojtje të interesit kombëtar.
Sipas tij, çështja e flamingove u kthye në arenë të një beteje të globalizuar politike, që nuk ka lidhje me Nartën dhe as me interesat e Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

