Kalaja e Bashtovës ndriçohet nga ngjyrat kuq e zi, Rama ndan videon unike nga Kavaja

Kalaja e Bashtovës është ndriçuar nga ngjyrat kuq e zi në prag të festave të 28 dhe 29 Nëntorit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kjo kala, e cila pas restaurimit është transformuar duke tërhequr edhe vizitorë të shumtë.

Kjo kala u rihap më 29 gusht të këtij viti pas restaurimit të realizuar si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019 falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe programit EU4Culture, të zbatuar nga UNOPS.

Kalaja e Bashtovës është një kështjellë katërkëndore mesjetare e vendosur në fushën pjellore pranë grykederdhjes së lumit Shkumbin, përballë detit Adriatik në Shqipërinë qendrore, afërsisht 2 km nga fshati Vilë Ballaj. Në mesjetë, kjo zonë kishte një port të rëndësishëm për tregtinë e drithërave dhe ishte pjesë e rrugës historike Via Egnatia, që lidhte bregdetin me pjesët e brendshme të Gadishullit Ballkanik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kalaja e Bashtovës në vitin 2017 u fut në listën e tentativës së UNESCO-s për trashëgimi botërore, për shkak të vendndodhjes së saj të veçantë dhe rëndësisë historike. Shumë qytete të vendit dhe pika turistike janë dekoruar këto ditë me ngjyrat kuq e zi, në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë dhe 81-vjetorit të Çlirimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?