Kamera mbron gazetarin nga plumbi i grupit terrorist

Një gazetar në Irak është mbrojtur me kamerën e tij GoPro, prej një plumbi të ISIS që mund ti shkaktonte vdekjen.

Ammar Alwaely ishte duke filmuar pamjen e shkatërruar nga lufta në Mosul, kur u shënjestrua nga grupi terrorist.

Plumbi u pengua nga aparati i tij fotografik, i tipit GoPro duke shpëtuar atë nga ndonjë aksident i rëndë. Kjo ishte si një barrierë për gazetarin, pasi nëse do të prekte trupin e tij, kishte mundësi që plumbi ta prekte në zemër.

Swiss Digital Desktop Reklama

I gjithë ekipi i tij u fut menjëherë në makinë për tu mbrojtur nga ndonjë rrezik tjetër, ndërsa Ammar mori një trajtim të vogël, por nuk pati dëmtime serioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?