Kandidati për President, “pozon” në një revistë për gay

Revista e homoseksualëve “Garcon” zgjodhi Emmanuel Macron, kandidatin e mundshëm që fiton zgjedhjet Presidenciale në Francë, për kopertinën e rradhës. Foto e cila është në fakt një fotomontazh por që ka nxitur shumë reagime në rrjete sociale.

Revista në lidhje me komunitetit LGBT ka zbuluar se në numrin e saj të nëntë, zgjodhi kandidatin francez, ku edhe reagimi në rrjete sociale ka qenë i shpejtë.

“Në të vërtetë, ju mund të shihni Emmanuel Macron me mbishkrimin “Coming Out”. Ne mund të konfirmojmë se ajo është një fotomontazh. Ne kemi një projektues të mirë grafik”,- thumboi gazetari i revistës, Tristan Barreiros.

“Është e qartë, thotë ai nuk është gay”.

Revista mori shansin për të ringjallur thashethemet në lidhje me orientimin seksual të kandidatit, për marrëdhënien e tij të dyshuar me Matthieu Gallet, drejtues i Radio Francës.

Macron nuk ka reaguar ende. “Imazhi i tij u devijua shumë herë, disa herë. Nuk ka nevojë për zëra. Emmanuel Macron ka qenë gjithmonë i qartë në lidhje me jetën e tij private”, ka thënë Sibeth Ndiaye.

R.Shtylla

SHKARKO APP