Kandidati për Tiranën, Noka: Fitorja e PD është plotësisht e mundshme

Tre të mandatuarit e Sali Berishës i nisën bisedimet për profilin e kandidatin të Tiranës me aleatët e përhershëm dhe tradicional, Fatmir Mediu dhe Agron Duka. ”Ne e konsiderojmë plotësisht të mundshme edhe fitoren e Bashkisë së Tiranës dhe bashkitë e tjera nëse unifikojmë gjithë aktorët dhe faktorët”,-tha Noka.

Berisha i shtrin dorën për bashkëpunim Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj. Për koalicionin, demokratet kanë dhe vija të kuqe, që i mbyllin derën jo vetëm Arlind Qorrit por dhe Dashamir Shehit, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashës ndonëse i përkasin spektrit të djathtë.

Për ironi te fatit në të njëjtin vend ku opozitarët kuvendonin, drejtuesja e fushatës e Partisë Socialiste për Tiranën, Belinda Balluku, dhe kandidatja Ogerta Manstirliu, zhvillonin një takim me gratë dhe vajzat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?