Kaos në Athinë, dhjetëra protestues të plagosur
Ka pasur tensione dhe perplasje protesta e një pjese të qytetarëve grekë para parlamentit në Athinë të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.
Protestuesit me flamuj kombëtarë në duar kanë vërshuar para parlamentit, ndërsa raportohet se ka pasur edhe persona të lënduar. Mësohet se një 45-vjeçar është plagosur me thikë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi kanë shkelur njëri tjetrin duke u përpjekur për të dalë nga tuma.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë protestuesit.
Athinë, korrespondenti i “Top Channel” sulmohet në lidhje direkte (VIDEO)