Kaos para Parlamentit, Policia vrapon dhe kapin gjimnazistët. Pengohet zhvillimi i protestës

Situata para Parlamentit është tensionuar, teksa Policia e Shtetit ka ndërhyrë ndaj gjimnazistëve që duan të protestojnë. Efektivët e policisë janë parë duke vrapuar drejt të rinjve dhe duke kapur disa prej tyre, duke krijuar momente tensioni në zonën përpara Kuvendit, edhe pse seanca plenare është anulluar.

Ndërhyrja e policisë ka penguar zhvillimin normal të protestës, ndërsa situata është shoqëruar me lëvizje dhe përplasje në terren. Deri në këto momente, mbetet për t’u konfirmuar numri i gjimnazistëve të shoqëruar, si dhe arsyet zyrtare të ndërhyrjes së policisë.

Disa gjimnazistë të tjerë kanë shkuar te Hoteleri-Turizmi duke u bërë thirrje “bashkohuni me ne”. Afër gjimnazeve “Ismail Qemali” e “Partizani” kanë nxjerrë në rrugë edhe koshat e mbeturinave duke u vënë flakën, si dhe po hedhin fishekzjarre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?