FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaosi në Kuvend, Gazment Bardhi: Duan të peshkojnë një deputet për votimin. Seanca po drejtohet me SMS nga Balla

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se seanca e sotme e Kuvendit po drejtohej me SMS. Sipas tij, kryeparlamentari Niko Peleshi merrte urdhra nga Balla.

”Kryeministri duhet të paraqitet në seancë plenare për të dhënë llogari mbi kërkesat që qytetarët protestojnë prej 18 ditësh. Arsyeja e dytë ishte propozimi që unë do të bëja në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD për të shtuar në rendin e ditës diskutimet mbi raportin e votuar dje me shumicë dërrmuese nga PE. Kuvendi nuk duhej të kishte asnjë temë tjetër diskutimi.

Të mbyllësh Kuvendin që të mos kenë mundësi deputetët e opozitës t’i japin zë qytetarëve, kjo mund të ndodhë vetëm nga një kukull si Niko Peleshi, i Taulant Ballës. Sot seanca drejtohej me SMS. Taulant Balla ka marrë fjalën sa herë ka dashur. Një gënjeshtar i faktuar si Taulant Balla që ka gënjyer Ramën prandaj dhe Rama bëri gafën, dje PE i ka bërë thirrje Ramës dhe mazhorancës socialiste të shfuqizojë ndryshimet për ligjin në zonat e mbrojtura”, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa për shtyrjen e votimit të rendit të ditës lidhur me amnistinë penale, Bardhi tha se mazhoranca po përpiqet të peshkojë një deputet që të plotësojnë 84 kartonët që i duhen. ”Tani po përpiqen të peshkojnë një tjetër deputet dhe kanë shtyrë votimin. Kuvendi është kthyer në institucion privat ku opozitës i mohohen të drejtat kushtetuese”, tha Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?