Kapet “Messi i Shqipërisë “, bosi kryesor i drogës në Europë

Pas më shumë se dy muaj përgjimesh, mbikqyrjeje dhe ndjekjeje, u arrestua nga grupi i Anti-drogës së Policisë së  Brescia-s, në bashkëpunim me policinë holandeze, i arratisuri shqiptar, Bledar Pajana, i cili ishte i kërkuar ndërkombëtarisht. Ai konsiderohet si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Europë.  Ky person, sipas hetuesve, kishte zhvilluar një rrjet “tregtar” për shpërndarjen e kokainës nga Amerika e Jugut, nëpërmjet Lisbonës e Madridit, dhe më tej furnizonte bashkatdhetarët e tij, në vendbanimeve të ndryshme të Europën Qendrore dhe Veriore. I arrestuari ishte në gjendje të trafikonte në Europë më shumë se 200 kilogramë kokainë në muaj. Për shkak se Bledar Pajana kishte ngjashmëri fizike me lojtarin më të famshëm të futbollit për momentin, kishte fituar edhe pseudonimin “Messi i Shqipërisë” . Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria e Brescia-s, me anë të një mandat-arresti evropian, pas kërkimeve në vendet e Europës Veriore, nëpërmjet Drejtorisë qendrore të Anti-drogës Italiane dhe Interpol, në sinergji me policinë belge dhe atë holandeze, vunë më në fund në pranga bosin shqiptar të drogës.  Pas kërkimeve që janë kryer edhe në Treviso dhe Padova u konfiskuan dy makina luksoze.  Interpol dhe policia e Belgjikës dhe Holandës u vunë prej kohësh në ndjekje të të arratisurit, i cili kishte themeluar në krahinat e Brescia dhe Bergamos, qendrat e shpërndarjes së drogës.  Ai kishte ikur nga Italia në tetor, kur dy prej njerëzve të tij më të besuar (që banonin në krahinën e Bergamo-s) u arrestuan nga “Guardia di Finanza” me rreth 20 kilogramë kokainë. Pajana kishte siguruar strehim në Belgjikë dhe më pas në Holandë, ku vazhdonte një jetë të rehatshme, duke luajtur kazino. Shqiptari u ndalua në afërsi të aeroportit të Eindhoven, ndërsa po shoqëronte një person, i cili kishte plan për t'u kthyer në Itali.Operacioni është pjesë e kuadrit më të gjerë të luftës së vazhdueshme kundër trafikut të drogës nga ana e “Guardia di Finanza” së Brescia, e cila këtë vit ka kapur më shumë se 80 kilogramë kokainë, para dhe mallra me vlrën e më shumë se një milion euro, si dhe ka arrestuar deri tani rreth 47 persona. 

SHKARKO APP