Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 09:59 Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka folur sërish për dasmën e saj me DJ Gimbon. Ajo kishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Karakaçi inspekton masat në Portin e Durrësit, gatishmëri për fluksin e udhëtarëve gjatë sezonin turistik

Lajme E hënë, 20 Korrik 2026 17:09
Karakaçi inspekton masat në Portin e Durrësit, gatishmëri për fluksin e udhëtarëve gjatë sezonin turistik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në portin e Durrësit, prej datës 1 korrik, ka hyrë në fuqi plani i masave për të garantuar përballimin e fluksit të udhëtarëve gjatë sezonit turistik veror. 30 sportele për përpunimin e pasagjerëve dhe automjeteve janë në funksion për të shmangur radhët e pritjes. Të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës deri në datën 15 shtator.

Me nisjen e sezonit turistik është shtuar numri i lundrimeve të trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona, ku në linjën e parë nga dita e enjte dhe deri ditën e diel tragetet operojnë me lundrime të dyfishta, ndërkohë që linja me Ankonën zhvillon lundrime të përditshme, krahasuar me tre lundrime në javë gjatë periudhës normale të vitit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku i shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu dhe Drejtori i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Muharrem Trupja inspektoi masat e marra pranë Portit për menaxhimin e situatës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Jemi në fluksin më të madh të punës brenda vitit. Aktualisht janë marrë të gjitha masat që të përballojmë këtë fluks të udhëtarëve. Kemi rreth 30 pika në të cilat procesohen të gjithë udhëtarët dhe automjetet, nga të cilat 10 janë tek udhëtarët, ndërsa 20 janë tek automjetet. Po ashtu janë marrë të gjitha masat për punën e mirëmbajtjes së terminalit nga brenda dhe deri tani nga kjo mënyrë organizimi po procesohet gjithçka në mënyrë shumë të shpejtë dhe të rregullt”, bëri të ditur Aliu. Drejtori i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Muharrem Trupja sqaroi gjithashtu se falë masave të marra deri më tani nuk janë raportuar problematika dhe puna po vijon normalisht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministri Enea Karakaçi e vendosi theksin tek zbatimi i planit të masave për të siguruar një menaxhim sa të mirë të të gjithë sezonit turistik duke mos krijuar radhë pritjeje për udhëtarët të cilët kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri në këtë periudhë. “Në vitin 2025 në Portin e Durrësit janë përpunuar rreth 800 mijë pasagjerë. Ne mendojmë që do të kemi të njëjtin numër dhe këtë vit. Është e rëndësishme zbatimi me përpikmëri i gjithë planit të masave që Autoriteti Portual i Durrësit, por dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare kanë marrë, pasi detyra jonë është që të bëjmë sa më të thjeshtë hyrjen në Shqipëri të turistëve, të shqiptarëve që duan të vizitojnë familjarët e tyre dhe që vijnë nga larg”, tha Karakaçi.

Mund t'ju interesojë

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Para 1 ore
Erald Kapri: Ndryshimi po vjen i plotë, s’ka represion që i ndal të rinjtë

Erald Kapri: Ndryshimi po vjen i plotë, s’ka represion që i ndal të rinjtë

Para 12 orësh
Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

Para 12 orësh

Etiketat e lidhura

Enea Karakaci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon
Para 17 minutash

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”
Para 47 minutash

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!
Para 1 ore

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Vala e protestave përfshin edhe Gjermaninë, përplasje dhe shkatërrime
Para 1 ore

Vala e protestave përfshin edhe Gjermaninë, përplasje dhe shkatërrime

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 12 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 12 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

4 Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit
31 Tetor 2026, 09:14

Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.