Karakteristika që na bëjnë vërtet unikë

Tek binjakët vetëm irisi është i ndryshëm

Përqindja e binjakëve në botë është në rritje dhe për t’i njohur ata nga njëri-tjetri, është e vështirë. Madje edhe softëaret e kanë të vështirë që ti dallojnë ata. Shenjat e gishtave janë të ndryshme, por edhe këtu ngjashmëria është shumë e madhe tek binjakët monozigotë. Për të dalluar gjithmonë njërin binjak nga tjetri, ekzistojnë testet e irisit të syrit. Gjithsesi për të identifikuar një person në skenën e krimit, hulumtuesit kanë zhvilluar disa metoda dhe zbuluar karakteristika që janë unike vetëm tek një individ, qoftë ai binjak apo jo.

Veshët

Kompleksi i kreshtave apo brazdave tek veshët tanë janë unik dhe personalë. Përpara 50 vjetëve, këto parametra përdoreshin edhe për hetime tek skena e krimit. Sot ështëe  mundur që të riprodhohen modele të sakta në  3D të veshit njerëzor dhe të nxirren karakteristikat gjeometrike: duke analizuar për shembull distancën e saktë nga lobi deri tek dy pikat e sakta të kërcit të sipërm. Është e mundur që të njihet një person vetëm nga imazhi i veshit, në vetëm 0.02 milimetra dhe me saktësi prej 99.6%.  Edhe qimet që ndodhen tek kërmilli, apo veshi i brendshëm, ngarkohen që të transformojnë valët e zërit në impulse nervore, duke prodhuar zërin unik, delikat dhe një dridhje nga karakteristikat akustike dhe që janë individuale dhe të pariprodhueshme.

Era e trupit

Aroma e trupit që emetojmë në ajër, është kaq karakteristike sa që mund të përdoret për identifikimin e një personi në aeroport në vend të pasaportës. Shkencëtarët e Universitetit të Bristolit kanë treguar që është e mundur të dallohet një persona nga tjetri vetëm me anë të erës së lëkurës. Shërbimi i Mjekësisë Ligjore në Britani po provon që të analizojë erërat e gjurmëve të lënë në skenën e krimi, ndërkohë që disa shkencëtarë të Universitetit të Kyushu në Japoni pretendojnë se mund të njohin një individ në 100% të rasteve, duke paraqitur vetëm erën e lëkurës së tij.

Mënyra e të ecurit

Të ecësh nuk është thjeshtë që njërën këmbë ta vësh p;përpara tjetrës, por është një akt që përfshin lëvizjen e krahëve, ritmet e postimit të peshës që thonë shumë për ne. Struktura e kockave, forma muskolare,  sensi i ekuilibrit përcaktojnë rregullat e ecjes sonë, që kompjuterët sot mund ta shfrytëzohen për të zhvilluar modele kinetike të çdo ecjeje. Edhe më e veçantë është mënyra jonë e të vrapuarit, aq sa disa prej kompanive elektronike po përpiqen që t’i shfrytëzojnë këto sisteme në vend të fjalëkalimit.

Të pasmet

Këtu nuk bëhet fjalë për të pasme që janë më pak të buta apo të tonifikuara. Kërkuesit e Institutit të Teknologjisë Industriale të Avancuar në Tokio, kanë ideuar një jastëk speciale, të pajisur me 360 sensorë, që do të vendosen në sendiljet e makinës, në karrige apo në çdo vend që ne do të vendosim fund-shpinën. Nëpërmjet ndryshimeve të presionit, sistemi do të regjistrojë karakteristikat e të pasmeve tona, për shembull nëse mbështetemi më shumë nga njëra anë se tjetra, nëse qëndrojmë drejtë apo jo. Sipas studiuesve këto të dhëna mund të përdoren për të krijuar pajisje alarmi, i cili ndizet sapo një hajdut ulet në sendiljen e makinës sonë.

Thonjtë

Gunat që krijohen në sipërfaqen e thonjve formojnë një hartë komplekse dhe që janë unike tek çdokush. Kërkuesit e Institutit Indian kanë përdorur 3 lloje skanerësh për thonjtë e gishtit të unazës, të mesëm dhe atij tregues, për të mbërritur tek identifikimi i një individi. E vetmja e keqe e kësaj metode është se thonjtë rriten dhe harta e tyre ndryshon tërësisht. Hulumtuesit janë duke analizuar parregullsitë e thonjve.

Poret e hundës

Sipas shkencëtarëve të Universitetit  Shangdong në Kinë, poret që janë prezentë në hundën tonë mbeten te pandryshuara gjatë gjithë jetës. Ato sigurojnë njohjen e saktë të një individi në 88% të rasteve.

SHKARKO APP