Katër vajërat esencialë që kurojnë dhimbjen e migrenës brenda 1 ore

Migrena është një sëmundje neurologjike tepër problematike që shoqërohet me dhimbje koke të karakterit pulsues.

Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdolloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon.

Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese si: ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flash drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës. Alergjitë, çrregullimet hormonale, stresi dhe niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa gjendje shëndetësore që stimulojnë shfaqjen e migrenës.

Medikamentet e shtrenjta nuk janë gjithmonë efektive. Për këtë arsye duhet të ktheni shikimin tek produktet e nënës Natyrë. Këto janë katër vajërat esenciale që neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjen e migrenës brenda një ore.

1. Vaji esencial i mentes: Në qoftë se vuani vazhdimisht nga dhimbja therëse e migrenës, masazhoni me lëvizje rrethore me vaj të mentes ballin, tëmthat dhe dhe zonën pas qafës. Ky trajtim efektiv neutralizon dhimbjen dhe e qetëson atë, shkruan Living.

2. Vaji i lavandës: Lavanda është një ndër lulet më aromatike që përdoret edhe në parfumet e ndryshme, locionet larëse, kremërat dhe maskat e ndryshme të bukurisë. Funksionon gjithashtu edhe si qetësues për dhimbjen e migrenës dhe lufton ankthin e stresin.

3. Vaji i ekulaiptit: Vaji i ekualiptit pastron trupin nga mbetjet toksike dhe mikroorganizmat të dëmshëm.

Gjithashtu eliminon presionin e sinusit, i cili shpesh çon në dhimbje koke të vazhdueshme. Ka veti anti-inflamatore, redukton formimin e edemës dhe ndihmon në vendosjen e stabilitetit hormonal tek pacientët që vuajnë nga migrena.

Ngrohni disa pika vaj eukalipti dhe masazhoni pjesën e pasme të qafës, ballin, tëmthat dhe gjoksin. Ky veprim ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe eliminon bllokimet e hundës, që nxisin tensionin e sinusit dhe migrenës.

4. Vaji i rozmarinës: Ky vaj ka në përmbajtjen e tij komponentë me përmbajtje anti-inflamatore dhe analgjezike. Redukton stresin dhe trajton dispepsinë, e cila është një shenjë e zakonshme e dhimbjes së kokës. Mund të masazhoni ballin, tëmthin dhe hundën. Ose mund ta konsumoni duke e shtuar në çaj, smoothie dhe ujë

SHKARKO APP