KE kundër Ramës për “Anti-shpifjen”, Gjosha: Cënimi i lirisë së fjalës, përpjekje për të izoluar Shqipërinë

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) Stefan Schennach për lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve, ka shprehur sot shqetësimin e tij serioz në lidhje me ndryshimet që Parlamenti i Shqipërisë mund të miratojë lidhur me një numër ndryshimesh në legjislacionin aktual që synojnë mediet online.

Ndryshime të tilla pritet të ndërmerren pavarësisht kritikave të ashpra ndërkombëtare, duke përfshirë organizatat e lirisë së medies dhe Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës.

Nga ai kërkoi që Parlamenti shqiptar të heqë dorë nga “anti-shpifja”.

Nisur nga kjo nga reaguar dhe ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.

“Raporteri për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennah, i ka bërë thirrje sot Kuvendit të Shqipërisë për të hequr dorë nga ndryshimet që Kryeministri ka propozuar për ligjin e shpifjes. Rikujtoj se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë por edhe një tregues i nivelit të demokracisë në vend. Cdo përpjekje për të cënuar lirinë e fjalës, është një përpjekje për të izoluar Shqipërinë!”, shprehet Gjosha permes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP