Këlliçi për seancën në Kuvend: Skenar i përgatitur nga Rama për ta kaluar pa debat kontruktiv
Në një seancë plenare që zgjati 25 minuta, aty ku kryeministri Edi Rama prezantoi shkurtimisht programin, ndërsa opozita reagoi duke e quajtur këtë një manovër të qëllimshme për të shmangur debatin.
Deputeti i PD-s[, Belind Këlliçi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN tv, se kjo ishte një skenar i përgatitur nga kryeministri Rama për të kaluar programin pa debat dhe pa përballje me opozitën.
”Hera e parë në historinë e pluralizmit që një kabinet kalon pa debat në Kuvend. Ne ishim të përgatitur për një seancë maratonë, por gjithçka ishte një skenar i qartë për ta mbyllur në vetëm 25 minuta. Rama nuk kërkon më debat, përballje apo transparencë për programin qeverisës dhe se gjithçka ishte planifikuar paraprakisht për të kufizuar rolin e opozitës. Çfarëdo që të bënim ne, seanca ishte e predispozuar të përfundonte pa diskutime. Ishte një mënyrë për të shmangur vëmendjen dhe për të evituar përballjen me problemet reale të vendit”.
KOHA JONË SONDAZH

