Këngëtarja Shqiptare mahnit publikun në “The Voice Of Turkiye”
Këngëtarja e muzikës live, Eugena Aliu tashmë ndodhet në shtetin fqinj, Turqi si pjesë e një konkursi për zërin më të mirë. O Ses Turkiye (Zëri më i mirë Turk), që prej të martës mbrëma i është bashkuar dhe këngëtarja Shqiptare Eugena Aliu.
Në intervistën e dhënë, Aliu është shprehur se e njeh muzikën turke dhe këngët e kolegëve të saj dhe i këndon sa herë i jepet mundësia, kudo. E vetmja që ka kërkuar që ta ketë Eugenën në grupin e saj është Ebru Gündeş, një ndër artistet Turke me famë ndërkombëtare.
Një surprizë tjetër ka qenë dhe këndimi në gjuhën shqipe, e këngës "Kur vjen Pranvera". Me zërin e saj potent dhe rrëqethës, Aliu emocioni dhe ngriti në këmbë publikun Turk. Tashmë pritet se si do të vijojë rrugëtimi i saj në këtë konkurs. Eugena është e njohur në skenën shqiptare dhe për këndimin live. Një nga këngët më të njohura është dhe bashkëpunimi me Adelina Tahirin. Ajo ka përfunduar studimet në Tiranë për muzikë.
Ja çfarë shkruan ajo në facebook. Dua t'iu bëj me dije që tashme jam pjesë e "O Ses Turkiye" ku pas disa audicioneve do të vazhdoj konkurrimin në skuadrën e të madhes këngëtare Turke Ebru Gündeş. Emocion i papërshkrueshëm të këndoja duet përkrah #mbretëreshës së Turqisë, në audicionin televiziv! Nuk e di nuk kam fjalë, thjesht një ëndërr e madhe e bërë realitet!
Redjon Shtylla