Kennedy: S’dua rroba të zeza si në Mesdhe, ku të gjithë rrinë në zi 20 vjet (FOTO)
Jackie Kennedy Onassis njihet si një nga gratë më stil të të gjitha kohërave.
Dhe ajo jo vetëm kujdesej shumë për dizajnin dhe materialin e rrobave me të cilat duhej të shfaqej në publik por edhe për ngjyrën e tyre.
Në një letër që Jackie i ka nisur Bill Hamilton, në atë kohë drejtor kreativ i Carolina Herrera, ajo shkruante: "E dua shumë këtë kostum dhe do ta vesh kudo, pasi jam e lodhur duke i parë të gjithë në të zeza, njëlloj si në fshatarat e Mesdheut ku çdo njeri është në zi prej 20 vjetësh.
Letra e shkruar me dorë, shoqërohej me skicimin e bërë nga vetë Jackie dhe është mes disa letrave personale të korrespoendencës së Onassism, të cilat janë shfaqur për herë të parë në Florida, të shtunën.