Kërcënimet ndaj Shqipërisë? Rama: “Të keqen e kemi brenda, ondrra në beze”! Siç thonë tironsit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me ironi ndaj opozitës në lidhje me konfliktet në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Shqipëria nuk rrezikohet nga sulme.
Në podcastin e tij të përjavshëm “Flasim” në Facebook, Rama u shpreh se “të keqen më të madhe e kemi brenda vendit, burimin e dezinformimit dhe lajmeve të fabrikuara”. Ai shtoi se raportimet për sulme ndaj Shqipërisë janë të pasakta dhe të prodhuara në mënyrë të papërgjegjshme.
Kryeministri kujtoi se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe përmendi rastin e Turqisë, ku aleanca neutralizoi një raketë, duke treguar qartë kapacitetin mbrojtës për të gjitha vendet anëtare.
Ai theksoi se, ndonëse Shqipëria ndihet politikisht dhe shpirtërisht e prekur nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet mbetet siguria e qytetarëve shqiptarë në rajon. Përfaqësitë diplomatike dhe konsullatat janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale për të monitoruar situatën dhe për të ofruar ndihmë.
Rama shtoi se situata kërkon qetësi, kujdes dhe informacion të saktë nga burimet zyrtare, duke theksuar gjithashtu solidaritetin me vendet e prekura, përfshirë Qipron, Greqinë dhe Turqinë, të cilat u përballën me tentativa sulmesh të neutralizuara menjëherë nga forcat e NATO-s.
KOHA JONË SONDAZH

