Kërcënimi nga ndotja e ambientit

Ndotja ambientale është kthyer në një makth i vërtetë për njerëzit kudo në Botë dhe shqetësim për qeveritë dhe vendet e industrializuara. Ngrohja globale ose siç quhet ndryshe efekti serë po kërcënon planetin e mjedisin që rrethon atë. Ky fenomen ndryshe sa është thënë,po ndodh me shpejtësi marramendëse ndaj duhen masa po aq të shpejta për reduktimin e parandalimin e kësaj katastrofe të madhe.

Lidhur me fenomenin në fjalë shkencëtarët bëjnë me dije se njerëzit janë fajtorët e kësaj situate. Gara e ç’frenuar për tu pasuruar e për tu siguruar fitime të pamerituara ka bërë që të  zhvillohet një industri jashtë standarti ose industri që prodhon ndotje e plagë të tjera që dëmtojnë shëndetin e njerzëve. Kjo ka bërë që qytetarët të ndryshojnë vëndbanimet nga qëndrat urbane në zonat periferike. Kësisoj është rritur ndjeshëm numri i autoveturave në përdorim të cilat krahas impktit negativ në  ekonomi, shkaktojnë edhe ndotje mjedisore që vjen nga shkarkimi i gazrave.

Dioksidi i karbonit dhe disa gazra të tjera në atmosferë,veprojnë gjithashtu në të gjitha ushqimet që përdorojnë njerëzit duke filluar me të gjitha prodhimet bujqësore e deri tek prodhimet industriale. Sigurisht rol negative në këtë çështje ka shpyllëzimi i pyjeve pa kriter dhe mjaft faktorë të tjerë të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë e jetës.

Mbetjet e fundit tregojnë se prania e grimcave të dëmshme PM10 në ajër vijon të jetë disa herë më e lartë se norma e lejuar.

Vëndet e zhvilluara të G8 e G20-tës po i mëshojnë fort këtij problemi dhe nuk janë të pakta vendimet që janë marrë e po merren për reduktimin e ndotjeve. Investime të mëdha po bëhen në transport në SHBA,Kinë,Rusi,Gjermani,Francë,Kanada,etj ku po synohet kalimi nga transporti rrugor në atë alternative ose që ndryshe quhet transporti me shina. Por janë marrë dhe masa të tjera që e japin efektin menjëherë.

Bie fjala transporti qytetas në SHBA,Angli,Francë e gjetkë po bëhet me autobuza që nuk punojnë me naftë por energjinë motorri e merr vetëm përmes baterisë.  Kështu po zëvëndësohet travaji dhe trilobuzi që ka goxha kosto dhe po aplikohet transporti me bateri me mjaft pak kosto dhe impakti në mjedis zero. Në New York kosto për një milje tokësore është 0,20-0,30 cents nga 1,30 dollar për milje me transport publik klasik pra me elektrik. Në të gjithë hapësirat e qyteteve janë hapur pika për karikimin e baterive të transportit publik. Me këtë lloj transporti sigurohet një shpejtësi 52 milje tokësore ose rreth 80 kilometra në orë.

Njoftimet e fundit na bëjnë me dije se Gjermania po i paraprin këtij problemi dhe ajo është angazhuar se deri në fund të dekadës ta reduktoi emetimin e karbonit në masën 40 përqind,kurse vëndet e tjera të unionit deri në vitin 2030 në të njëjtën masë.

Vëndi ynë ka mjaft probleme që lidhen me shkarkimin e gazrave,probleme këto që u rritën dhe gati u bënë të pandreqëshme nga politikat e gabuara që prodhoi tranzicioni i pafund politik. Në Shqipëri u zhdukën pyjet dhe lëndët drusore duke i bërë një dëm të pariparueshëm mjedisit. Vetëm tek pylli i sodës në Vlorë për ndertimin e pseudoportit të kontainerëve u prenë dhjetra hektarë me pisha dhe nuk pagojë  askush për dëmin që ju shkaktua mjedisit. Jo vetëm kaq por u ndërtua një rrjet trafikantësh të cilët eksportonin lëndëdrusore kondrabantë.

Automjetet edhe pse vëndi jonë me një inventar modest ( ne Shqipëri për çdo 100 banorë 9 disponojnë autoveturë ndërkohë që në vëndet e Bashkimit Europian në 100 banorë 60 disponojnë autoveturë ), shkarkimi i gazrave nga automjetet mbetet problem. Fati i kontrollit gazrave në kontrollin teknik tek konçensioneri e kanë vetëm dy njerëz të paspecializuar në këtë fushë. Atje po dhe para nuk e ke problem të çertifikohesh ndërkohë që për shkak të rëndësisë do duhesh të ishte monopol i shtetit. Meqënëse ka kaq shumë probleme që lidhen me kontrollin teknik periodik e të përvitshëm,si mjedisi,siguria publike e rrugore, a nuk do të ishte më mirë të prishet marrveshja e konensionit ?

Ndërkaq jo pa rëndësi mbetet cilësia e dobët e karburantit e cila jo vetëm që nuk është e kualitetit duhur por ka dhe lëndë të huaja dhe përqindje të lartë të squfurit.  Me sa duket kontrolli mbi cilësinë e karburanteve lë për të dëshiruar sepse vihet re që ky biznes shpesh është më i fortë se vetë shteti. Kontrollohen pikat e karburantit në një kohë një tankerat ( anijet çisternë ) e naftës,benzinës dhe gazit kontrollohen me kushte.

Objektet e ndërtimit nuk bëhen sipas kushteve teknike të mbuluar me rrjeta dhe po kështu dhe gjatë transportit të mbeturinave.

Problemi që lidhet me trafikun nuk e kemi vetëm ne por mjaft vënde. Gjithsesi ky është një problem i zgjidhshëm. Kështu Athina lejon në qarkullim një ditë targa çift dhe një ditë targa tek por ka dhe praktika të tjera. Austria e ka zgjidhur trafikun me politika fiskale. Kudo mund të parkohesh por taksa që vendoset në këtë rast varion nga 5 deri 100 euro. Përballë këtyre masave drejtuesit e automjeteve tashmë preferejnë transportin publik dhe kanë braktisur autoveturat.

Kryetari Bashkisë së Moskës përballë trafikut të dëndur dhe ndotjes ambientale ka bërë një zgjidhje të admirueshme. Në mjaft rrugë të kryeqytetit kalohet vetëm në një drejtim,pra janë një kalimshe. Kështu numri i mjeteve në qarkullim është zvogëluar ndjeshëm dhe qytetarët i janë drejtuar transportit publik të nëndheshëm.

Po në kryeqytetin tonë çfarë ndodh ?

Drejtuesit e autoveturave edhe për shkak të konceptit e mentalitetit që ka shqiptari dalin me makinë për kafe apo ndonjë vizitë edhe për një a dy kilometra. A nuk do të ishte mirë që lëvizja në bulervad të kufizohesh si gjithë bulevardet e botës nga ora 18. 00 e deri 06. 00 të ditës tjetër. Në çdo vënd në bulevarde lejohen të kalojnë vetëm mjetet e transportit publik,zjarrëfiksat,autobulancat dhe policia kur është në ndjekje të krimit.

Gjykoj se po merren disa masa që lidhen me gjelbërimin dhe mjedisin në përgjithësi por ato janë të pamjaftueshme në qoftë se nuk hartohen politika të qarta gjithëpërfshirëse.

Në këtë kuptim edhe vëndi ynë  si gjithë vëndet e tjera duhet të ndjej më shumë përgjegjësi për mjedisin dhe ndotjen e tij sepse ato lidhen pazgjidhshmërisht me shëndetin dhe ardhmërinë e brezave që vijnë dhe për këtë krahas institucioneve shtetërore,shoqërisë civile,duhet domosdo të kontribojnë edhe qytetarët.

 

 

SHKARKO APP