Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Metës
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga shqyrtimi i rekursit të tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 27 nëntor rekursin e ish-presidentit Meta, ndërsa relatori do të jetë gjyqtari Ilir Panda.
Seanca do të zhvillohet në orën 12:30 në dhomë këshillimi.
Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.
KOHA JONË SONDAZH

