Kërkoi shfuqizimin e masës “arrest në burg”, përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese për Veliajn
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shpallur antikushtetuese masën e parë të “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025. Seanca nisi në orën 10:00 dhe u zhvillua me dyer të mbyllura mbi bazë dokumentesh dhe pa praninë e palëve.
Gjyqtarët kushtetues e kanë mbyllur sot shqyrtimin gjyqësor, por nuk u shprehën ende me vendim pasi kanë kërkuar kohë. Tashmë vendimmarrja pritet të shpallet në seancën e radhës, data e së cilës ende nuk është caktuar.
Në dhjetëra faqe argumente të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj shprehet se i është cenuar liria individuale, por duke qenë se është Kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është i dyfishtë, pasi ai nuk mund të ushtrojë detyrën. Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai jo vetëm që është qytetar, por edhe i zgjedhur sipas Kushtetutës.
KOHA JONË SONDAZH

