Kërkoi shuarjen e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

GJKKO rrëzon kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ky i fundit kërkoi shuarjen e masës së sigurisë.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani në një dalje për mediat theksoi se sot gjykata krijoi një precedent.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I kërkuam gjykatës shuarjen e masës së sigurimit, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret e bazuara në ligj. Problemi është se ne bëjmë kërkesa të bazuara. Por gjykata nuk i merr parasysh. Më në fund dëgjon prokurorët që flasin dy minuta. Sot Gjykata ka krijuar një precedent, mbajtjen pa ligj të presidentit në qeli. Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë seanca, apo ky gjyq. Do e kalojë apo do e kthejë për gjykim, se dimë se çfarë do të ndodhë. Jemi në errësirë totale. Gjykata e rrëzoi kërkesën tonë, por ne nuk e dimë vendimin e arsyetuar. Krijoi precedent të rrezikshëm me zotin Meta. Janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim. Afati 1-vjeçar u ezaurua dje”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?