Kërpaçi: Refuzimi më i madh Edi Ramës i erdhi nga të rinjtë e Shqipërisë!
Pas shifrave tejet të ulëta të pjesëmarrjes së sotme në votime ka reaguar edhe Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi.
Në një postim në Facebook, Kërpaçi shkruan se 85% e shqiptarëve sot refuzuan Ramën dhe partinë e mashtrimeve, varfërisë dhe largimit masiv të të rinjve.
Më poshtë postimi i plotë i Kërpaçit:
I ra kryq e tërthor vendit dhe përfaqësive të huaja për të shpëtuar pushtetin, por njëzëri 85% e Shqiptarëve firmosën sot fundin e Ramës, refuzuan atë dhe partinë e mashtrimeve, varfërisë, largimit masiv të të rinjve dhe familjeve Shqiptare!
Refuzimi më i madh Edi Ramës i erdhi nga rinia e Shqipërisë!
Ishin të rinjtë, prindërit e tyre, qytetarët e ndershëm që i dhanë një grusht të fortë politikës së oligarkëve, krimit e korrupsionit!
Me mbështetjen mbarëpopullore të thirrjes Rama Ik, qytetarët vendosën për një Shqipëri që i përket të gjithë shqiptarëve e që ndihet si shtëpi ku ndërtohet e ardhmja!