Kërpaçi: Rilindja e ka shkatërruar të ardhmen e brezit të ri!
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një statusi në lidhje me studimin e kryer, ku tregohej se Shqipëria e ka në nivele alarmante numrin e të rinjve dembelë. Ajo është shprehur se të rinjtë nuk janë dembelë, por ata janë të lodhur duke u endur nga një derë e duke u përplasur në zyra të tjera të Rilindjes që nuk bazohet në meritokraci dhe mbështetjen reale të të rinjve.
Kërpaçit ka shtuar se është shteti dhe qeverisja e paaftë për të ndërtuar politika konkrete që të drejtojnë të rinjtë në tregun e punës.
Postimi i plotë:
Nuk jam dakort me “përfundimet”se të rinjtë Shqiptar janë dembela, të paaftë etj etj.
Madje sa herë kam dëgjuar dhe kam qenë pjesë e debateve e kam kundërshtuar sepse nuk e ndaj këtë besim.
Fakti që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi nuk i bën të etiketohen “Rini dembele”!
Është shteti dhe qeverisja e paaftë për të ndërtuar politika konkrete që të drejtojnë të rinjtë në tregun e punës.
Sot >85% e të rinjve që mbarojnë shkollën e lartë nuk punojnë në profilin e tyre! Kjo i bën që të jenë dembela?! JOOOO! Janë të deprimuar dhe të lodhur duke u endur nga një derë e duke u përplasur në zyra të tjera të Rilindjes që nuk bazohet në meritokraci dhe mbështetjen reale të të rinjve!
Janë po të njëjtët të rinj që qeverisja e rilindjes i përbuz dhe nuk i promovon ndërkohë që kur ikin jashtë janë shume të talentuar dhe gjejnë sukses!
Është e trishtë, por e vertetë! Prandaj të rinjtë po largohen masivisht nga Shqipëria, sepse jo vetëm që nuk marrin arsim cilësor, por nuk ka punësim e siguri ekonomike për të ndërtuar të ardhmen!
Rilindja e ka shkatërruar të ardhmen e brezit të ri!