KESH: Shkarkim i kontrolluar në Koman e Vaun e Dejës. Rritet prodhimi i energjisë
Niveli ujit në Kaskadën e Drinit ka vijuar të rritet me shpejtësi për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Për të mbajtur nën kontroll prurjet aktualisht shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komani kanë arritur në 1200 metër kub në sekondë ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës po shkarkohet një sasi prej 1600 m³/sekondë.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare theskon se prurjet kanë arritur në 3850 metër kub në sekondë ndërsa reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente për disa ditë, gjë që nënkupton se sasia e prurjeve të ujit në kaskadë do të jetë maksimale.
Njoftimi:
𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧
Sot dhe ditët në vazhdim situata sinoptikale pritet të mos ketë përmirësim. Reshjet e shiut do të jenë prezente disa ditë, gjë që nënkupton se sasia e prurjeve të ujit në kaskadë të jenë maksimale.
Prurjet natyrore në kaskadë janë rreth:
– HEC Fierzë 2300 m3/s
– HEC Koman 1150 m3/s
– HEC Vau i Dejës 400 m3/s
Totali 3850 m3/sek
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
Fierza: 285 m
Koman: 174.13 m
Vau i Dejës: 75 m
Shkarkime:
•Hec Fierzë 0m3/s
•Hec Koman 1200 m3/s
•Hec Vau Dejës 1600 m3/s
Prurjet natyrore në kaskadë janë rreth: 3850 m3/sek
Shkarkimet fundore në Vaun e Dejës: 1600 m3/sek
Akumulim i volumit total në kaskadë: 2250 m3/sek (Në liqenin e Fierzës).
Prodhimi ditor: 12,130MWh
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

