Këshilla për vendosjen e buzëkuqit të errët (FOTO)

Tonet e errëta mund ta bëjnë grimin misterioz dhe elegant, por vetëm nëse respektoni disa rregulla të thjeshta.

Buzëkuqi është i rëndësishëm për grimin dhe disa ngjyra si e kuqja janë të domosdoshme në disa raste. Ndër trendet e këtij sezoni janë nuancat e errëta, si ngjyra e kumbullës apo e kafta, kjo e fundit madje shfaqet në shumë tonalitete. E rëndësishme është të dini të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë me ngjyrën e lëkurës tuaj, formën e buzëve, por edhe ngjyrën e syve.

Femrat që kanë buzë të holla duhet të evitojnë ngjyrat shumë të errëta dhe të synojnë për tonalitete më të zbehta dhe të shkëlqyeshme. Këto ngjyra janë të përsosura për ato që kanë ngjyrën e syve gështenjë, të çelur dhe të errët, por edhe ato që kanë sy të katërt që anojnë tek

grija. Nuancat portokalli të buzëkuqeve i shkojnë femrave me flokë të kuqe.

SHKARKO APP