Këshilli Kombëtar i Fëmijëve, Sala: Janë të parët në çdo vendimmarrje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Fëmijëve, theksoi se tre politikat kryesore: garancia për fëmijët, transformimi i qendrave rezidenciale dhe ligji i kujdesit alternativ janë pjesë e një vizioni të vetëm: ndërtimi i një sistemi mbrojtjeje të qëndrueshëm, të koordinuar dhe të qasshëm, ku çdo fëmijë ndjehet i sigurt, i mbështetur dhe i përfshirë, ndërsa familjet marrin ndihmën e nevojshme për t’u forcuar.

Fëmijët janë gjithmonë të parët dhe do të mbeten të tillë në çdo vendimmarrje të këtij institucioni”, tha Ministrja në fjalën e saj.

Duke falenderuar anëtarët e Këshillit për kontributin e tyre të përditshëm, Ministrja ftoi pjesëmarrësit të ndajnë rekomandimet e tyre për përmirësimin e politikave, në mënyrë që zbatimi të jetë sa më cilësor dhe efektiv. Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për Bashkimin Evropian, UNICEF-in, organizatat partnere dhe të gjithë aktorët që kanë mbështetur këtë proces reformues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim u prezantua Plani Kombëtar i Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët, që synon të garantojë që çdo fëmijë në Shqipëri, pavarësisht prejardhjes apo gjendjes socio–ekonomike, të ketë akses të barabartë në shërbime cilësore arsimore, shëndetësore, sociale dhe mbrojtëse. Ministrja Sala theksoi se Garancia Evropiane orienton institucionet drejt mbështetjes së fëmijëve më vulnerabël, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, ata nga komunitetet rom dhe egjiptian, fëmijët pa kujdes prindëror apo në rrezik dhune dhe shfrytëzimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?