Këshilli Kombëtar i PD, Sali Berisha: 11 maji farsë, Rama bleu zgjedhjet me bandat

Para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, i mbledhur për herë të parë pas disfatës së 11 majit, Sali Berisha artikuloi edhe njëherë akuzat se zgjedhjet ishin farsë dhe u vodhën nga kryeministri Edi Rama i mbështetur nga bandat. Kush mendon ndryshe, pra se Rama ka fituar zgjedhjet, sipas Berishës mashtron veten ose është i mashtruar.

”Në rast se qeveria dhuron 65% të zgjedhësve 100 euro për votë, ajo nuk është zgjedhje, por është farsë. Në rast se qeveria fal 2 ditë para zgjedhjeve 2 mld euro gjoba dhe kamata, nuk është zgjedhje por farsë. Në rast se qeveria licencon në mes të fushatës elektorale mbjelljen e 28 mijë ha kanabis, ajo është farsë dhe njëra prej tyre mjafton për të shkatërruar një proces zgjedhor.

Nëse qeveria mobilizon rrogëtarët e paguar si agjent elektoral, me paratë e taksapaguesve, administratën shtetërore, përdor të gjithë logjistikën e saj, përdor të gjitha mjetet e saj, fuqinë ekzekutive, ato nuk janë zgjedhje, por farsë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se ndonjë njeri mendon se Rama fitoi zgjedhjet, mashtron veten dhe është i mashtruar. Në rast se përdor bandat më të rrezikshme të Europës, si Troplinët, Suel Çelën, Bajrat e Shkodrës, xhabaftët e Vorës dhe u jep atyre listën për 28 deputetë, ata nuk janë zgjedhje por farsë”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?