Këshilli Kombëtar zgjedh të mërkurën kupolën e PD-së, zbardhen emrat që përfliten

Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar, Julia Emiri, ka thirrur mbledhjen e këtij forumi për kupolën duke nisur nga nënkryetarët, sekretarin e pergjithshëm dhe gjithë sekretariatin. Ekipi që do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e Partisë:

1-Sekretari i Përgjithshëm
2-Nënkryetarët e PD-së
3-Sekretariati i PD-së;
4-Komisioni i Apelimit të PD-së.

Flamur Noka është në rrugën e rikonfirmimit si Sekretar i Përgjithshëm i PD, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i një sfidanti përballë tij. Zgjedhja e Gazment Bardhit si nënkryetar nuk pritet të jetë surprizë, pasi ai mban edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Sipas statutit, kryetari i grupit parlamentar duhet të mbajë edhe postin e nënkryetarit të partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikëpyetje mbetet nëse Agron Gjekmarkaj do të vijojë të mbajë detyrën e nënkryetarit. Në garën për postet e nënkryetarëve pritet të jenë edhe emrat e Luçiano Boçit, Klevis Balliut dhe Belind Këlliçit. Pritet që në drejtimin e partisë të ketë edhe një përfaqësim nga gratë. Një prej emrave të përfolur është Erisa Bajaziti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me zgjedhjen e drejtuesve të rinj përfundon ripërtëritja e një pjese të partisë, pasi Sali Berisha ka premtuar edhe lëvizje në radhët e drejtuesve të qarqeve. Nga ana tjetër ndryshime priten dhe në drejtimin e forumit rinor dhe atë të gruas, ku Besart Xhaferri dhe Albana Vokshi pritet të mos garojnë për një mandat tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?