Këta 8 burra kanë po aq para sa ka gjysma e botës bashkë

Vetëm tetë burra super të pasur, mbajnë në duar një sasi të njëjtë pasurie me gjysmën e botës, pjesën më të varfër të popullsisë.

Sipas një analize të publikuar këtë të diel nga organizata jofitimprurëse Oxfam, gjashtë prej tyre janë në listën e Forbes të njerëzve më të pasur në planet.

Ky tregues i diferencës mes të varfërve dhe të pasurve është i frikshëm!

Rezultatet u publikuan me fillimin e Forumit Botëror Ekonomik që mbahet në Davos.

5d609bb753aa9c2659bf1e18e8edae82

Për Ben Southwood-it, kreun e kërkimeve të institutit Adam Smith nuk është e rëndësishme sa të pasur janë miliarderët, por fakti që mirëqenia e të varfërve nëpër botë, po rritet çdo vit.

“Ekonomia jonë duhet të ndalojë shpërblimin e tepruar të atyre që janë shumë të pasur dhe të fillojë të merret me të gjithë njerëzit”, thuhet në raport.

Ja tetë personat më të pasur në botë

Bill Gates- SHBA: Bashkëthemelues i Microsoft, pasuria 75 miliardë dollarë

Amancio Ortega- Spanjë: Themelues i Zara, pasuria 67 miliardë dollarë

Warren Buffet- SHBA: Aksioneri më i madh i Berkshire Hathaway, pasuria 60.8 miliardë dollarë

Carlos Slim Helo- Meksikë: Pronar i grupit Carso, pasuria 50 miliardë dollarë

Jeff Bezos- SHBA: Themelues dhe shef i Amazon, pasuria 45.2 miliardë dollarë

Mark Zuckerberg- SHBA: Bashkëthemelues dhe shef i Facebook, pasuria 44.6 miliardë dollarë

Larry Ellison- SHBA: Bashkëthemelues dhe shef i Oracle, pasuria 43.6 miliardë dollarë

Michael Bloomberg- SHBA: Pronar i Bloomberg LP, pasuria 40 miliardë dolllarë

SHKARKO APP