Kida shet shtëpinë, në gjykatë për “20 për qindshin e fitimeve”
Këngëtarja Kida u bë pjesë e mediave rozë rreth fitimit që ajo siguron nga muzika.
Sipas tyre këngëtarja është detyruar të shesë së fundmi edhe shtëpinë për arsye se 80% të fitimeve nga muzika ia merr menaxheri, duke bërë kështu që këngëtarja të mos ketë mundësi të financohet.
E kontaktuar nga Telegrafi këngëtarja ka mohuar të gjitha lajmet duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.
Por sipas saj lajmet do të vërtetohen së shpejti, ndërsa ka vendosur që çështjen ta dërgojë në gjykatë.
Këngëtarja, e cila para pak ditësh ka mbushur të 18-at mbetet nga këngëtaret e pakta për jetën private të së cilës është folur shumë pak.