Kina ndërton Rrugën e Arbrit, firmoset marrëveshja në Beograd, Rama: Punimet, vitin tjetër

Rikthehet miqësia, Shqipëri-Kinë. Qeveria Kineze do të ndërtojë Rrugën e Arbrit në Shqipëri, por jo vetëm kaq, pasi priten investime të tjera në sektorë strategjikë . Ministri Haxhinasto firmosi marrëveshjen me palën kineze, në prani të Kryeministrit Edi Rama. Lajmin e publikoi sot Kryeministri Edi  Rama nga Beogradi, i cili po merr pjesë në Samitin e udhëhequr nga Kina, me vendet e rajonit. Rama shkruan në profilin e tij Facebook, i kënaqur me marrëveshjen e arritur, në një kohë kur qeveria e kryesuar prej tij po has vështirësi në investime, për shkak të mungesës së fondeve: – “U nënshkrua mbrëmë memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank, për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kinës do të jetë Rruga e Arbërit, e cila do të nisë vitin e ardhshëm.” Shqipëria pati marrëdhënie të shkëlqyera me Kinën në vitet ’70, në kohën e regjimit komunist. Por në fillim të viteve ’80  këto marrëdhënie “ngrinë” për t’u rikthyer sot, ndoshta edhe më premtuese se më parë.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?