“Kjo është bibliotekë!” Studenti kinez shtang protestuesit anti-Trump

Protesta anti-Trump e një grupi studentësh në Universitetin e Uashingtonit ka dështuar me sukses. Kjo pasi me sa duket zgjodhën vendin e gabuar, bibliotekën.

Protesta modeste thuhet se u organizua rreth një orë pas inaugurimit të Presidentit të SHBA.

Studentët me megafonë filluan të bërtasin: “Kush e mori pushtetin?” “Ne kemi marrë pushtetin! “Çfarë lloj pushteti? ‘Fuqia barabartë!”

Por entuziazmi u shua menjëherë ndërsa zëri i një djali aziatik me këmishë të errët dhe syze u dëgjua mes turmës “Hej, hej … hej!” “Kjo është bibliotekë!”

Protestuesit për një moment u shtangën të habitur, edhe pse një pjesë e tyre shpërthyen në fyerje ndaj tij, përfshirë edhe një vajzë që e pyet nëse ai do të kthehet në Pekin.

Është e paqartë nëse studenti i guximshëm ishte punonjës i bibliotekës, apo ishte aty për të lexuar dhe kërkonte qetësi.

/Ora news

SHKARKO APP