Erion Braçe reagon ashpër për tragjedinë në Durrës: Të ndryshojë Kodi Rrugor dhe Penal

Një tjetër reagim nga klasa politike mbi tragjedinë e rëndë në Durrës ku humbën jetën 2 fëmijë dhe u plagos një tjetër, pas përplasjes nga automjeti, ka ardhur nga deputeti i PS, Erion Braçe.

Në një mesazh në rrjetet sociale, teksa ka ndarë videon me pamje të rënda, ku drejtuesi i automjetit 57-vjeçari Nikoll Radaçi shihet duke ngarë automjetin me shpejtësi skëterrë dhe duke marrë para fëmijët që luanin në trotuar, Braçe shkruan se kjo ngjarje duhet të trajtohet si vrasje me dashje edhe nga drejtësia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braçe bën thirrje për ndryshime të menjëhershme në Kodin Rrugor dhe atë Penal, duke nënvizuar se vetëm përmes ndëshkimeve të forta raste të tilla mund të ndalen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kërkon gjithashtu masa konkrete për sigurinë në zonat e banuara, nga kufizimi real i shpejtësisë deri te krijimi i hapësirave të sigurta për fëmijët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?